Televizioni francez kritikon Shqipërinë

Televizioni kombëtar francez, TF1, ka analizuar paraqitjen e Shqipërisë kundër Ukrainës dhe ashtu si shumë media të tjera ndërkombëtare, ka paraqitur me nota shumë negative kuqezinjtë për atë që dhanë në fushë.

Sport

05/06/2016 11:23

“Pas dy fitoreve me skuadra të vogla si Luksemburgu e Katari, Shqipëria zhgënjeu duke u mundur përballë Ukrainës. Bashkëlojtarët e Lorik Canës dhuruan një paraqitje shqetësuese”, thuhej në kronikën që i kushtohej ndeshjes të së premtes.

“Ukraina, e cila mundi të shtunën e kaluar Rumaninë, një tjetër kundërshtar i Francës, dhuroi një paraqitja tjetër bindëse ndaj Shqipërisë. Cana dhe shokët e tij në fakt nuk ekzistuan në Bergamo të Italisë. Gjatë takimit binin në sy sidomos gabimet e tyre në mbrojtje.

Shqipëria ka treguar limitet e saj kur rritet niveli i lojës. Të dytët në grupin kualifikues pas Portugalisë, djemtë e De Biazit nuk kanë qenë në gjendjen më të mirë, me humbje ndaj Portugalisë, Serbisë e së fundmi Austrisë. Për ta, kjo është situatë shqetësuese para se të përballen me një grup të fortë ku gjenden Rumania, Zvicra e sigurisht edhe Franca”, ishte komenti i TF1, transmeton Panorama Sport.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.