“Telenovela” Locatelli përfundon në fundjavë

E ardhmja e Manuel Locatellit duket se i ka ardhur fundi.

Sport

30/07/2021 09:37

Sipas “Tuttosport” e ardhmja e Manuel Locatellit do të përcaktohet në këtë fundjavë, transmeton lajmi.net.

Locatelli dëshiron Juventusin dhe nuk ka ndonjë problem nga ana e lojtarit, deri tani problemi mbetej tek Sassuolo që kërkonte 40 milionë euro për italianin.

Sidoqoftë, artikulli sugjeron që në fundjavë Juventusi do të takohet me Sassuolon dhe “telenovelës” së Locatellit do t’i vije fundi.

Tani për tani nuk ka skuadra nga jashtë që janë të interesuara ose kanë bërë ofertë përpos Juventusit, kështu që “Bianconerët” besojnë që mund ta përmbyllin një marrëveshje në parim në këtë fundjavë./Lajmi.net/