“Trump ka caktuar një datë të fundit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”

Portali serb "Telegraf" raporton sot se Donald Trump ka caktuar 25 gushtin e vitit të ardhshëm si afatin e fundit kohor për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Lajme

15/08/2019 09:02

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka caktuar 25 gushtin e vitit të ardhshëm si afatin e fundit kohor për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e cila përfshin edhe marrëveshjen e korrigjimit të kufijve, shkruan portali serb “Telegraf.rs”, transmeton lajmi.net.

“Afati i fundit kohor për zgjidhje të çështjes së Kosovës është 25 gushti i vitit të ardhshëm, dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë (në nëntor), kur Donald Trump do të luftojë për një tjetër mandat në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan “Telegraf”.

Tutje, “Telegraf” raporton se marrë parasysh se në fushatën e Trump ka rëndësi çdo fitore në planin e politikës së jashtme, “është e qartë se zgjidhja e çështjes së Kosovës, do të ishte skenar ideal”.

“Trump në lidhje me çështjen e Kosovës e ka besimin kryesor tek këshilltari për siguri kombëtare John Bolton, i cili më së tepërmi insiston për marrëveshjen e korrigjimit të kufijve dhe ai është personi që duhet ta mbyll këtë tregim në periudhën e ardhshme”, citon “Telegraf” për “bashkëpuntorin e ngushtë të Trump”. /Lajmi.net/