Telefoni shkatërron gjumin

Nëse dërgoni dhe merrni shumë mesazhe para se të flini, mund t’ju shkaktojë probleme me gjumin, sipas një studimi të ri nga Media Culture. Një studim në një kolegj, nga 85 nxënës që janë marrë në pyetje, bazuar në përgjigjet e tyre, konkludimi ishte që sa më shumë që dërgoni mesazhe – aq më shumë…

Lifestyle

25/10/2013 11:00

Nëse dërgoni dhe merrni shumë mesazhe para se të flini, mund t’ju shkaktojë probleme me gjumin, sipas një studimi të ri nga Media Culture.

Një studim në një kolegj, nga 85 nxënës që janë marrë në pyetje, bazuar në përgjigjet e tyre, konkludimi ishte që sa më shumë që dërgoni mesazhe – aq më shumë mbetni pa gjumë.

Kjo ndodh sepse shumica e njerëzve në botë e mbajnë celularin të koka gjatë gjithë natës. Një mesazh ose një thirrje, qoftë edhe një kujtese që e keni akorduar në celularin tuaj, ju bën të zgjoheni sapo ta dëgjoni  zilen.

Plus, njerëzit kanë një presion në kokën e tyre se duhet përgjigjur menjëherë mesazhit ose telefonatës, qoftë ajo në mes të natës.

Nëse doni të keni një gjumë të rehatshëm, ndiqini këto shembuj:

Vendoseni celularin tuaj në Silent ose edhe në “Mos Pengo”. Pasi studiuesit thonë që edhe drita e celularit është një pengesë për gjumë, atëherë zvogëlojeni edhe dritën, ose edhe mund ta ktheni mbrapsht celularin. Sepse nëse nuk i jepni telefonit një pushim, as ju vetë nuk do të mund ta gjeni pushimin.