Telashet e koalicionit qeverisës në krijimin e FAK-ut

Për të kaluar Ligji për FAK-un në Kuvend, duhen dy të tretat e votave të deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, dhe kjo nuk do të sigurohet pavarësisht se cila parti e ka Qeverinë. Iku ai shans dhe ajo kohë, vlerësoi eksperti i sigurisë, Naim Maloku.

Lajme

01/02/2015 09:32

Sipas tij, duket se Lista Serbe do të jetë më e fuqishme sesa e kanë imagjinuar partnerët e koalicionit PDK-LDK, për sa u përket pengesave që të transformojnë FSK-në në Forca të Armatosura të Kosovës, shkruan gazeta Kosova Sot.

Qysh në fillim të bashkëqeverisjes, Lista Serbe ka dëshmuar se do ta bëjë qeverisjen e PDK-së dhe të LDK-së të vështirë. Pa dyshim se pika më e nxehtë pritet të jetë shndërrimi i FSK-së në ushtri.

Duke para qëndrimet e Listës Serbe, shumë analistë mendojnë se Kuvendi i Kosovës do ta ketë shumë të vështirë kalimin e këtij Ligji dhe do të duhet të presë që FSK-ja të bëhet ushtri. (Kosova Sot)