Telashe te Fenerbahce e Muriqit, jep dorëheqje trajneri

Skuadra e Fenerbahces po kalon momente aspak të mira pas humbjes nga Galatasaray me rezultatin 1:3.

Sport

23/02/2020 21:43

Tek Fenerbahce assesi nuk po mund ta pranojnë humbjen.

Sipas mediumeve turke, trajneri i Fenerit, Ersun Yanal ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit tek Feneri.

Ali Koc, presidenti i Fenerbahces shkoi në dhomën e zhveshjeve pas ndeshjes dhe reagoi dhunshëm ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve.

Ersun Yanal tha: “Unë jap dorëheqjen, kaq nga unë”.