Telashe te Clippers – lojtarët e pakënaqur, George dhe Leonard shkaktarët

Skuadra e Los Angeles Clippers duket se është në telashe të mëdha.

Sport

23/01/2020 23:20

Një nga skuadrat që në fillim të sezonit shihej me gjasat më të mëdha për të fituar titullin e kampionit, duket se duhet të bëjë disa ndryshime të mëdha.

‘The Athletic’ shkruan se te Clippers ka probleme me kiminë brenda skuadrës, transmeton lajmi.net.

Thuhet se disa lojtarë kanë probleme me trajtimin special që drejtuesit e klubit kanë për Kawhi Leonard dhe Paul George.

Dyshja sigurisht se janë pika kryesore e kësaj skuadre, por duket se trajtimi i veçantë po shkakton telashe më të mëdha.

Thuhet se Clippers do të jenë aktivë në hapjen e merkatos, për të afruar lojtarë të rinj në skuadër.

Pozitat 2-3 dhe 5 janë pozitat për të cilat synohet të afrohen basketbollistë të rinj. /Lajmi.net/