Raportime të ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se ylli kroat do të mbetet në ‘Camp Nou’, përkundër ëndrrës për rikthimin te Sevilla, transmeton lajmi.net.
Mesfushori është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, me katalanët që ka pak gjasa t’i ofrojnë vazhdimin atij, pasi ai do të jetë 33 vjeç në fund të sezonin 2020/21.
Rakitic dëshiron të mbyll karrierën te skuadra e Sevilla edhe pse andaluzianët po hezitojnë të paguajnë për kartonin e tij.
Lojtari duket se duhet të presë deri sa kontrata e tij të skadojë, në mënyrë që të kthehet në ‘Ramon Sanchez-Pizjuan’. /Lajmi.net/