Teksti i këngës hit “Sweet but Pyscho” u kthye në realitet për Ava Max

Këngëtarja me famë botërore ka treguar se si një përndjekës donte ta takonte atë dhe rrinte para shtëpisë së saj.

ShowBiz

18/10/2020 21:15

Kënga e cila e bëri të njohur Ava Max botërisht përmbajtja e saj flet për njerëzit e fiksuar ndaj një personi dhe që shndërrohen në përndjekës të tyre, shkruan lajmi.net.

Ndërsa këngëtarja ka bërë të ditur për Rain Magazine se vetëm një ditë pas publikimit të këngës “Cute but Psycho”, një fans i fiksuar pas saj udhëtoi nga Franca për në SHBA tek shtëpia e prindërve të saj, duke insistuar të takohet me të dhe të bënin nj fotografi së bashku.

https://www.instagram.com/p/B-0ALArl5hM/

“Kam pasur kujtime të ëmbla për këngën ‘Sweet but Psycho’ duke biseduar me fansat e mi, duke parë videot e tyre që këndonin këngën time. Kjo ka qenë e pabesueshme! Kur shkova për të udhëtuar, mësova aq shumë për çdo vend dhe se kam fansa. Kështu që, kjo më bën të ndihem më afër fansave të mi. Për kujtime jo aq të mira psikologjike, unë pata një përndjekës që erdhi në shtëpinë e prindërve të mi vitin e kaluar ndërsa isha në turne. Unë isha në turne dhe ky djalë fluturoi nga Franca për të më kërkuar dhe ishte kaq i mërzitur. Ai kishte lule me vete dhe po insistonte që unë të bëja një fotografi para derës në shtëpinë time. Se në fakt ishte shtëpia ime. Nëna ime ishte aq qesharake. Ajo ma ngatërroi qëllimisht emrin kur ai e pyeti duke i thënë; ‘Pava? Jo, ne nuk e njohim atë’”, ka thënë Ava Max.