Tejkalon dyfishin e shpejtësisë në Kaçanik, Policia e dënon 300 euro dhe ia marrin patentë shoferin për 3 muaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, me datën 24.02.2024 në ora 17:40 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Fusha e Pajtimit” ka ndaluar shoferin E.K (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h. Ndaj tij, policia i…

Lajme

24/02/2024 19:37

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, me datën 24.02.2024 në ora 17:40 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Fusha e Pajtimit” ka ndaluar shoferin E.K (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.