Tebas: Largimi i Messit “nuk do të ishte një dramë” për La Ligan

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona në drejtim të Interit “nuk do të ishte një dramë” për La Ligan dhe as nuk do t’i zgjidhte menjëherë problemet e Serie A sipas Javier Tebas.

Sport

07/04/2020 17:54

Ideja e largimit të Messit nga ‘Camp Nou’ është shfaqur shpesh, por përplasjet e tij të fundit me bordin e Barcës, kanë bërë që një skenar i tillë tani të duket shumë i mundshëm.

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, gjatë ditës së hënë ka thënë se një kalim i Messit te skuadra nga ‘San Siro’ mund të ndodh.

Rreth kësaj çështje ka folur presidenti i La Ligas, Javier Tebas, që ka thënë se kampionati spanjoll do të jetë gjithmonë i fortë, duke dhënë si provë kalimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid te Juventus.

“Nuk mendoj se shkuarja e Lionel Messit do të zgjidhte problemet e Serie A, të cilat të lidhura marrëdhënien jo të mirë mes borxheve, me koleksione të larta dhe të pamjaftueshme”, ka deklaruar Tebas, përcjell lajmi.net.

“Shifrat e Serie A janë stresuese, dhe këto probleme ekonomike sigurisht që nuk zgjidhen nga Leo Messi”.

“Do të dëshiroja që Messi të qëndronte këtu, por nëse ai largohet, nuk do të ishte një dramë”.

“Thuhej që pa Cristiano Ronaldon liga do të humbte para, dhe përkundrazi ne mund t’i kishim fituar ato. Lojtarët ndihmojnë, por nuk janë thelbësorë për një kampionat”./Lajmi.net/