“Teatri” në Parlament, protestë jashtë, debat brenda

Kuvendi pritet të përfshihet sot në debate të ashpra e të gjata, ndërsa në axhendën e ditës dy janë çështjet më të nxehta: projektligji për avokatin dhe projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, i cili dy ditë më parë kaloi nen për nen në komision.

Lajme

05/07/2018 09:02

Demokratët do ta shfrytëzojnë sallën plenare për një debat maratonë, ku do të paraqesin të gjithë argumentet pse, sipas tyre, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës po përvetësojnë pronën publike ku është ndërtuar Teatri Kombëtar.

“Unë jam Teatri” është nisma e ndërmarrë nga artistë e qytetarë të shumtë, që janë mbledhur për ditë me radhë përpara godinës së Teatrit, në protesta kundër shembjes së tij.

Një ditë më parë, demokratët iu bashkuan protestës, ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha firmosi peticionin “Mbro Teatrin”, duke i ftuar artistët përpara Parlamentit për të bërë betejën e tyre.