Teatri Emirates

Ish sulmuesi i Arsenalit, Andrei Arshavin ka kritikuar tifozët e ish skuadrës së tij duke e përshkruar atmosferën në Emirates Stadium “si një teatër”. Ylli rus ka thënë se gjiganti londinez nuk e ndjente avantazhin e ndeshjeve si nikoqir për shkak të mungesës së përkrahjes, dhe theksoi se shumë futbollistë janë ankuar për këtë çështje.…

Sport

31/10/2013 21:45

Ish sulmuesi i Arsenalit, Andrei Arshavin ka kritikuar tifozët e ish skuadrës së tij duke e përshkruar atmosferën në Emirates Stadium “si një teatër”.

Ylli rus ka thënë se gjiganti londinez nuk e ndjente avantazhin e ndeshjeve si nikoqir për shkak të mungesës së përkrahjes, dhe theksoi se shumë futbollistë janë ankuar për këtë çështje. “Atmosfera ishte e çuditshme, më dukej sikur tifozët kishin ardhur në një teatër, ulëse të mira, bileta të shtrenjta dhe ata donin të shinin një spektakël, pa e përkrahur ekipin”, deklaroi Arshavin për The Sun.

“Nuk e ndjenim avantazhin e paraqitjes në shtëpi. Shumë prej futbollistëve, liderët që kishim mbetur në klub pas largimit nga Highbury, shpeshherë u ankuan se atmosfera në tribuna ishte e keqe”, shtoi ai.

Arshavin e nisi pozitivisht aventurën e tij me Arsenalin pas transferimit në klub në shkurt të vitit 2009. Mirëpo, ai dështoi ta ruajë nivelin e paraqitjeve të mira dhe u largua përfundimisht nga klubi në qershor.

Komentet e tij vijnë pas ankesës së menaxherit të Tottenhamit, Andre Villas-Boas i cili u ankua në mungesë të përkrahjes në White Hart Lane në ndeshjen kundër Hull Cityt të dielën.