Team LeBron fiton finalen e “All Stars” ndaj Team Durant, shkëlqen Curry me 50 pikë

Team LeBron është fituesi i finales së "All Star", pasi ia dolën të mposhtin Team Durant me rezultat të ngushtë 163:160.

Sport

21/02/2022 08:26

Çereku i parë nisi më mirë për skuadrën e LeBron që e mbyllen me një pikë epërsi (47:45), derisa në çerekun e dytë, skuadra e Durant riktheu avantazhin duke e mbyllur atë çerek me rezultat 46:49, kurse i përgjithshmi doli të jetë 93:94.

Çereku i tretë u mbyll me rezultat të barabartë 45:45, derisa i fundit ishte vendimtar, ku skuadra e LeBron fitoi me katër pikë avantazh 25:21, kësisoj rezultati përfundimtar doli të jetë 163:160.

Më i miri në këtë takim, ishte Stephan Curry me plotë 50 pikë dhe dy asistime ndjekur nga Giannis Antetokounmpo me 30 pikë dhe gjashtë asistime.

Sa i përket skuadrës së Durant, u dalluan Embiid me 36 pikë dhe Booker me 20 pikë./Lajmi.net/