Tea Trifoni bën ndërhyrje në gjoks

Ajo ka ndryshuar shumë që nga koha kur u bë pjesë e programit 'Përputhen'.

ShowBiz

04/08/2021 09:42

Tea Trifoni, krahas humbjes së peshës, ka zgjedhur të ndryshojë edhe në pjesë tjera të trupit, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, përmes disa pamjeve të publikuara nga festa e ditëlindjes së Ana Kaurit, mund të shohim se Tea ka bërë ndërhyrje në gjoks.

Ajo kishte zgjedhur veshjen me ngjyrën e bardhë dhe një bluzë të hapur e cila i zbulonte se ka bërë ndërhyrjen.

Ndryshe, Tea vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në media rozë./Lajmi.net/