Të vazhdojë normalizimi
Komisioneri i BE’së për Zgjerim, Stefan Fule, kërkon nga Beogradi vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën. Thotë se kjo është rruga e dy vendeve drejt BE’së.

Lajme
Normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë Beograd duhet të shkojë hap pas hapi së bashku me procesin e dialogimit, ka thënë Stefan Fule për gazetën beogradase Novosti.
Sipas tij, BE nuk është duke kërkuar nga Serbia ta njohë Kosovën, por t’i normalizojë marrëdhëniet.
“Është e domosdoshme që të gjendet një nivel i kënaqshëm i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, në mënyrë që secila palë të mund të vazhdojë rrugën e saj drejt BE’së”.
“Nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për t’i zgjidhur të gjitha çështjet e hapura të cilat pengojnë në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”.