Të traumatizuar prej numrit të vdekurve, Fifi kërkon akomodimin sa më të shpejtë të prekurve nga tërmeti

Fifi ka një lutje për gjithë organizatat dhe njerëzit që po ofrojnë ndihmë.

ShowBiz

29/11/2019 08:22

Teksa numri i të vdekurve po rritet nga tërmeti që tronditi Shqipërinë, Fifi ka dalë me një lutje për gjithë organizatat dhe njerëzit që po ofrojnë ndihmë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka kërkuar që të prekurit nga tërmeti të akomodohen në shtëpitë e kosovarëve ose në hotele para se të j’u ndodh ndonjë gjë nga i ftohti në Durrës.

“Jena të traumatizuar nga numri i të lënduarve dhe të vdekurve, mos të na shkojnë të tjerë prej ftohtit” ka shkruar Fifi në një postim në Instagram. /Lajmi.net/