Të shtunën, 10 orë pa ujë

Lagja “Bregu i Diellit” (zona jug, lindje , perëndim dhe zona qendër e kësaj lagjeje), “Konviktet”, “Matiçani”, “Taslixhe”, “Tokbahçe”, Komuna e Graqanicës me të gjitha fshatrat përreth, “Hajvalia” dhe “Veterniku”, janë vendbanimet të cilat të shtunën nuk do të kenë ujë për 10 orë (12:00-22:00).

Lajme

30/05/2014 12:44

Sipas një njoftimit të lëshuar nga Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, kjo do të ndodhë për shkak të zhvillimit të punimeve të fazës së II-të të investimeve nga Komisioni Evropian dhe Banka Gjermane për Zhvillim, pjesë e këtyre është edhe rehabilitimi i gypit nga liqeni i Badocit e deri te stacioni i pompave në Badoc, gyp ky i ndërtuar qysh në vitet e 60-ta.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” kërkon mirëkuptim nga qytetarët e zonave të lartpërmendura, dhe i lut ata që të rezervojnë ujë për ditën e nesërme, pasi që rehabilitimi i gypit të ndërtuar në vitet e 60-ta është më se i nevojshëm, për shkak të pëlcitjeve të vazhdueshme.