Të shtënat në Teksas: Trump refuzon masa të rrepta në kontrollin e armëve

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë që “qindra persona më shumë” do të vdisnin nga të shtënat në kishën në Teksas, po që se ligji për armët do të ishte më i rreptë.

Bota

07/11/2017 21:02

Ai ka deklaruar që masat e tilla nuk përbejnë ndryshim në sulmin e ditës së diel, ku mbeten të vdekur 26 persona përderisa 20 të tjerë u lënduan.

Sulmuesi Devin Patrick Kelley ishte gjetur i vdekur në veturën e tij, pasi që u largua nga vendi i ngjarjes me ç’rast ishte ndjekur nga persona të armatosur në afërsi.

Ndërsa Forcat Ajrore të SHBA-ve kanë thënë se ai do të duhej ta kishte të ndaluar ligjërisht zotërimin e armëve.