Të shtëna para Pentagonit, stafi nuk lejohet të dalë jashtë

Pentagoni është "mbyllur" dhe stafi nuk lejohet të dalë jashtë kompleksit, për shkak të të shtënave që ndodhën përpara, në stacionin kryesor të autobusit.

Bota

03/08/2021 18:27

Sipas CNN, kjo është një ndalesë me disa linja dhe mijëra punonjës të Pentagonit kalojnë çdo ditë.

“Aktualisht, ne kemi konfirmuar se Pentagoni është mbyllur. Kishte një incident në qendrën e transitit të Pentagonit,” tha zëdhënësi i sigurisë Chris Layman.

Ai deklaroi se “incidenti” ishte në vazhdim, se zona nuk ishte e sigurt dhe u bëri thirrje njerëzve që ta shmangin atë. Ai nuk donte të komentonte nëse kishte të lënduar apo sulmues.

Shërbimi Zjarrfikës Arlington postoi në Twitter se ata hasën në “më shumë pacientë” ndërsa reagonin ndaj një “incidenti të dhunës aktive” në zonën e Pentagonit. Më shumë detaje rreth pacientëve nuk janë dhënë.