Të shtëna në Fushë-Kosovë, pamje nga vendi i ngjarjes
Të shtëna me armë zjarri njoftohet të ketë pasur sonte në komunën e Fushë-Kosovës. Sipas burimeve të lajmi.net në qendër të Fushë-Kosovës pati të shtëna me armë zjarri, por për fat të mirë nuk ka ndonjë person të plagosur. Lidhur me këtë ngjarje nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë asnjë përgjigje se çfarë saktësisht…

Lajme
Të shtëna me armë zjarri njoftohet të ketë pasur sonte në komunën e Fushë-Kosovës.
Sipas burimeve të lajmi.net në qendër të Fushë-Kosovës pati të shtëna me armë zjarri, por për fat të mirë nuk ka ndonjë person të plagosur.
Lidhur me këtë ngjarje nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë asnjë përgjigje se çfarë saktësisht ka ndodhur.
Por me të marrë informatën, në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet policore të cilët edhe kanë rrethuar vendin ku theksohet të ketë patur të shtëna./Lajmi.net/