Të shtëna në afërsi të shtëpisë së zv.presidentit amerikan

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar afër shtëpisë së zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Joe Baiden, në shtetin e Delaware. Por, në kohën kur janë dëgjuar këto të shtëna, Baiden nuk ka qenë në shtëpi, njoftojnë zyrtarë të Shërbimit Sekret.

Bota

18/01/2015 18:18

“Një automjet është parë teksa i është afruar rezidencës së zëvendës-presidentit Baiden. Automjeti ka qenë në një shpejtësi prej nga dhe është gjuajtur disa herë me armë zjarri”, i ka thënë CNN-it, zyrtari Robert Hoback, transmeton lajmi.net.

Të shtënat kanë ardhur nga rruga Greenville, rreth orës 20:25 të kohës lokale, por që kanë qenë jashtë perimetrit të përcaktuar të sigurisë, ka shtuar Hoback.

Ky indicet është duke u hetuar, transmeton lajmi.net.