Të shtëna me armë zjarri tek Porti i Durrësit, dyshohet për dy viktima

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrëmjes së kësaj të diele pranë Portit të Durrës.

Lajme

20/12/2015 21:14

Nga të dhënat e para, dyshohet se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dy persona.

Forca të shumta policie janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ndërsa rrethanat e saj janë ende të paqarta./ Top Channel