Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Një person është plagosur në Prishtinë, si pasojë e të shtënave me armë.

Lajme

25/08/2019 19:05

Pasditen e sotme është plagosur me armë zjarri një person në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur në ora 17:00 në rrugën “Azem Bejta” dhe i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 17:00 ,kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Azem Bejta” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur një person të plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, ka treguar Ahmeti për lajmi.net.

Ajo ka thënë se njësitet policore janë duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe janë duke punuar në identifikimin e personave të dyshuar dhe në sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Aktualisht nga njësitet policore është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me ketë ngjarje”, ka treguar Ahmeti. /Lajmi.net/