Të shtëna me armë zjarri në Podujevë
Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në Podujevë. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa vendore me të cilën ishin dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të veturës dhe personave janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 15 copë fishekë.…

Lajme
Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në Podujevë.
Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa vendore me të cilën ishin dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
Gjatë kontrollit të veturës dhe personave janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 15 copë fishekë.
Në vendin e ngjarjes ku ishin raportuar të shtëna me armë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/