Të shtëna me armë zjarri në Mramorë të Prishtinës, plagosen dy persona

Të shtëna me armë zjarri ka patur pak më parë në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë, të Prishtinës.

Lajme

01/05/2022 17:07

Si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri, janë plagosur dy persona.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Po ashtu u theksua se të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”./Lajmi.net/