Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna armësh janë dëgjuar në kryeqytet pak minuta më parë.

Lajme

10/09/2019 13:20

Ngjarja ka ndodhur prapa Teatrit Kombëtar në rrugën “Vasil Andoni”.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për lajmi.net.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit eshte plagosur nje person. I njejti eshte derguar per tretman mjekesor. Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Banorët e lagjes i kanë thënë për lajmi.net se fillimisht kanë dëgjuar disa të britma të disa personave e më pas edhe disa të shtëna. “Në momentin që ata kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë parë policinë”, tha njëri prej dëshmitarëve. /Lajmi.net/

Të shtëna me armë prapa Teatrit në Prishtinë