Të shtëna me armë në një shkollë në Kanada, vriten 5 persona

Të paktën 5 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë në Saskatchewan, Kanada.

Bota

23/01/2016 10:13

Fillimisht policia kishte njoftuar për një incident serioz, por pa dhënë shumë detaje, ndërsa më pas ishte kryeministri Trudeau që e konfirmoi të shtënat në shkollë, por nuk ka dhënë detaje rreth viktimave.

“Fjalët nuk mund ta shprehin tronditjen dhe trishtimin tim për ngjarjen e tmerrshme të ndodhur sot në La Loche”, tha kryeministri.

Në shkollën ku ka ndodhur ngjarja mësojnë rreth 900 nxënës deri në klasën e 12. “Ka pasur ulërima. Është qëlluar me armë 6 apo 7 herë, por mund të ketë pasur edhe më shumë kur së bashku me 10 nxënës të tjerë dolëm me nxitim jashtë shkollës”, ka thënë një prej nxënësve të shkollës.

Rrethanat e ngjarjes dhe autorët e saj janë ende të paqarta.