Të shtëna me armë në koncertin e Ava Max në Filadelfia

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është duke mbajtur së fundmi një tur mbarëkombëtar me koncerte.

ShowBiz

06/07/2022 13:03

Pak ditë pasi performoi në një koncert gjigant në Londër të Mbretërisë e Bashkuar, ajo u drejtua për në Filadelfia të ShBA-së, për koncertin e saj të radhës me rastin e 4 korrikut.

Mirëpo jo gjithçka ka shkuar siç duhet, pasi të shtëna armës janë dëgjuar shumë pak minuta pasi këngëtarja shqiptare ka përmbyllur koncertin e saj.

“Jam e shkatërruar nga të shtënat që ndodhën pas shfaqjes sonë Filadelfia mbrëmë. Nuk e di se çfarë po ndodh me këtë vend. Kudo që jemi ne jemi të tmerruar. Jemi të traumatizuar. Kjo duhet të marrë fund. Unë lutem që të gjithë të qëndrojnë të sigurt në shfaqjet dhe ngjarjet e ardhshme, me gjithë dashurinë time”, shkroi Ava Max në ‘Instagram’.

I dyshuari që ka gjuajtur me armë ende nuk është identifikuar.