Të shtëna me armë në drejtim të një veture në Prishtinë

Një qytetar në Prishtinë ka raportuar, se nga persona të panjohur, vetura e tij i është dëmtuar nga një plumb i armës së zjarrit.

Lajme

28/10/2020 08:54

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një fishek.

Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin./Lajmi.net/