Të shtëna me armë në Bardhosh të Prishtinës, plagosen dy persona

Të shtëna me armë zjarri pati pak më parë në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Lajme

01/12/2021 17:09

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Viktimat nga ky rast janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivet e plagosjes mbeten akoma të panjohura.

“Rreth orës 15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur.Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, u tha nga Policia e Kosovës lidhur me rastin./Lajmi.net/