Të shtëna me armë gjatë një ahengu në Prishtinë, policia gjen 34 gëzhoja
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një ahengu të mbajtur në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur më 18 korrik 2025, rreth orës 12:30. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur 34 gëzhoja të plumbave, të cilat janë konfiskuar. Gjatë…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një ahengu të mbajtur në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur më 18 korrik 2025, rreth orës 12:30. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur 34 gëzhoja të plumbave, të cilat janë konfiskuar.
Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke u mbajtur ahengu, policia nuk ka hasur në ndonjë send apo dëshmi të dyshuar. Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/