Të shtëna armësh tek stacioni i autobusëve në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:54 minuta, në afërsi të stacionit të Autobusëve në Prizren janë dëgjuar së paku katër të shtëna nga kallashnikovi që sipas policisë nuk ka pasur të lënduar askush.
Lajme
Me ta vërejtur ngjarjen qytetarë të shumtë kanë thirre policinë duke e ndihmuar me informacione për personin e armatosur i cili shumë shpejtë është arrestuar dhe i është sekuestruar arma me dy fishekë në karikator.
Sipas informatave të para të Policisë, thuhet se cak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një qytetar i cili në këto momente po merret në pyetje nga hetues të stacionit policor në Prizren për të mësuar më shumë rreth rastit. Për tani mund të themi se i dyshuari dhe viktima njihen në mes vete.