Të rinjtë zviceranë thyejnë paragjykimet për shqiptarët e Kosovës

Në të gjitha shtetet e Evropës ka shqiptarë të Kosovës të cilët jetojnë dhe kanë lindur atje, e ndër këto vende padyshim që është edhe shteti zviceran, në të cilën jetojnë një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve tanë.

Lajme

18/10/2015 10:22

Mirëpo, ajo që nuk na pëlqen shumë është realiteti se në përgjithësi këto shtete, duke përfshirë këtu edhe shtetin e Zvicrës, nuk kanë përshtypje dhe aq të mira për shqiptarët, duke bërë kështu që ata të krijojnë shumë paragjykime për shqiptarët në përgjithësi.

Për të pasur mundësinë që qytetarët e këtyre dy vendeve të njoftohen më mirë me njëri-tjetrin, duke larguar kështu çdo stereotip, disa të rinj të Zvicrës dhe Kosovës u munduan që përmes artit të përçojnë mesazhin se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe nuk është mirë të ketë paragjykime.

Kështu, përmes projektit “Muller Meets Krasniqi”, apo “Mulleri takon Krasniqin”, ku janë përdorur dy mbiemrat më të zakonshëm të Kosovës dhe Zvicrës, këta të rinj kanë pasur mundësinë të njihen në mes vete dhe rreth kulturave të këtyre dy vendeve, përmes video-mesazheve që i kanë shkëm byer për disa muaj.

Pas këtyre muajve, të rinjtë zviceranë kanë vendosur të vijnë për vizitë në Kosovë në mënyrë që të njoftohen për së afërmi me këta shokë që i kishin krijuar përmes këtyre video-mesazheve.

Ky film dokumentar i realizuar përgjatë këtyre muajve, u shfaqë në objektin e American School of Kosova, që u shoqërua edhe me një shfaqje të përbashkët teatrale nga këta të rinjë, e që u bë e mundur falë mbështetjes së të rinjve të këtyre dy shteteve nga Teatrit “Maxim” të Cyrihut.

Drejtoresha e këtij teatri, Claudia Flutsch, tregon arsyen pse ata e kanë zgjedhur pikërisht Kosovën për ta njohur më mirë si vend.

 

“Para një viti e gjysmë dy nga kontribueset në këtë projekt, kanë ardhur tek unë dhe kanë trokitur në de rë duke më kërkuar të realizoj një projekt të ri “Muller takon Krasniqin”, në Kosovë dhe unë jam e lumtur që Maxim Theater ka mundur t’iu ndihmojë atyre. Arsyeja pse ne kemi zgjedhur Kosovën është sepse ne kemi shumë njerëz nga Kosova në Zvicër, gjë që ju e dini këtë dhe jemi në kontakt gjatë tërë kohës, por në realitet nuk i njohim dhe aq shumë. Ne e dimë që ka shumë njerëz të Kosovës në Zvicër por ne nuk kemi kontakte reale me ta”, tha Flutsch.

 

Lideri i këtij projekti në Kosovë, Gent Zeqiri tha se qëllimi i projektit të tyre ka qenë që të shkëmbehen idetë dhe të thyhen barrierat në mes kulturave të këtyre dy vendeve.

“Ky projekt është iniciativë e “Maxim Theater” nga Cyrihu, do të thotë është një shkëmbim i videomesazheve në mes fëmijë ve të Kosovës dhe fëmijëve të Cyrihut. Bëhet fjalë për një shfaqje teatrale dhe një film dokumentar që e kemi realizuar gjatë këtyre gjashtë muajve. Do të thotë qëllimi i këtij projekti ka qenë që të shkëmbehen idetë dhe të thyhen barrierat e steriotipeve dhe diferncave në mes të kulturave që i kemi të ndryshme në mes të Kosovës dhe Zvicrrës”, tha Zeqiri.

E njëra nga këta të rinj zviceranë, Leiya Sievi, e cila ishte edhe njëra nga dy iniciatorët kryesore që ky projekt të jetësohej, shprehi kënaqësinë e saj që është këtu, duke thënë se nuk e kishte menduar asnjëherë që ky projekt do të bëhej kaq i madh.

Ajo tha se deri më tani, duke i njohur shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër, nuk është që ka pasur edhe përshtypje të mirë për ta, mirëpo pas realizimit të këtij projekti, ajo ka ndryshuar mendje tërësisht.

“Mendoj që është shumë i rëndësishëm ky projekt, sepse nganjëherë kultura juaj nuk prezantohet edhe siç duhet. Në fakt kam disa shokë që janë nga Kosova por mendoj që ju ndonjëherë e prezantoni shtetin tuaj në mënyrë të gabuar. Është e vërtet që ne kemi disa stereotipa dhe paragjykime në Cyrih, por mendoj që është shumë e rëndësishme të shohësh se si këta njerëzit janë në shtetin e tyre, në Kosovë. Dhe në të vërtet mund të shohësh së ata janë të ngjashëm me ne dhe e kam kuptuar se nuk jemi aq të ndryshëm”, tha ajo.

E këta të rinj nga Kosovë janë nxënës të American School of Kosova, pasi që “Maxim Theater” ishte orientuar në një shkollë e cila si lëndë ka edhe filmin dhe dramën, për shkak se të rinjtë që duhej të merrnin pjesë në këtë dokumentar ishte e nevojshme që të kishin pak përvojë për këtë gjë.

Kështu, nxënësja e kësaj shkolle Dea Balaj, e cila bënte pjesë në filmin dokumentar por edhe në skenën teatrale, tha se përmes këtij projekti ata kanë arritur të gërshetojnë kulturat mes tyre dhe të tregojnë se ata janë të barabartë.

“Muller takon Krasniqin, është një projekt i cili ka arritur t’i thyej barrierat të ndërtuara me stereotipa dhe paragjykime në mes të shqiptarëve nga Kosova dhe qytetarëve të Zvicrës dhe pikërisht përmes një shfaqje improvizuese ne kemi arritur që të gërshetojmë kultura të ndryshme përmes të rinjve dhe në anën tjetër kemi arritur të tregojmë se përmes racës, kombësisë ne arrijmë që të jemi një dhe këtë kemi arritur ta paraqesim përmes shfaqjes së sotme”, tha Balaj.

Temat për të cilat është folur gjatë këtij dokumentari janë: familja, Prishtina dhe aktivitetet qe të rinjtë i bëjnë në Prishtinë.

Ndërsa, gjatë muajit tjetër këta të rinj tanë do të vizitojnë Zvicrën duke shkëmbyer të njëjta gjëra që i kanë bërë edhe këtu dhe duke u njoftuar për së afërmi edhe me shtetin e Zvicrës./KP/