Të rinjtë po i bashkohen ISIS-it për seks

Një numër i madh myslimanëve po i bashkohen grupit të Shtetit Islamik i njohur si ISIS, pasi që ata duan marrëdhënie seksuale. Kështu ka thënë një ish-mysliman i cili beson se të rinjtë mysliman britanez po i bashkohen ISIS-it sepse atje arrijnë të përmbushin nevojën për seks.

Bota

17/06/2015 15:53

Alyas  Karmani tha se adoleshentët janë në rrezik të radikalizuar nga grupet terroriste, sepse ata ndihen të izoluar seksualisht në shoqërinë britanike, dhe nuk kanë të njëjtën liri sikurse të rinjtë perëndimorë që të kenë të dashura dhe marrëdhënie intime.

Duke folur në ITV, rreth asaj se përse myslimanet në Britani po joshen për t’iu bashkuar ISIS-it, ai tha se të rinjtë po i bashkohen këtij organizimi sepse ndihen të anashkaluar nga jeta seksuale britaneze, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se në një kulturë seksuale sikurse Britania, myslimanët britanez ndihen sikurse të huaj, ku vlerat konservatore të komunitetit të tyre nuk i lejojnë ata që të diskutojnë rreth seksit, gjë kjo e cila të çon në një ndjenjë të vërtetë të urrejtjes.

“Armët janë pak a shumë si zgjerim i penisit për meshkujt e izoluar dhe se këta djem duan vajza , kjo është e gjitha”, thotë imami, në një dokumentar në ITV që flet për radikalizmin. (lajmi.net)