Të rinjtë ndezin zjarr në një lokal në Prishtinë

Në redaksinë e lajmi.net kanë arritur disa fotografi ku shihet një zjarr i ndezur në një lokal të pashfrytëzuar në Prishtinë.

Lajme

02/01/2019 20:05

Bëhet fjalë për një lokal në rrugën “Zenel Hajdini”, ku sipas atyre që ka thënë dërguesi i fotografive disa të rinj kanë ndezur zjarr Brenda, shkruan lajmi.net.

Ai ka treguar se pasi një banor ka arritur tek lokali, të rinjtë janë larguar me vrap nga vendi, mirëpo zjarri ka vazhduar të mbetet i ndezur.

Ende nuk dihet për motivet e këtij zjarri. /Lajmi.net/