Të rinjtë e AAK-së me video i kundërpërgjigjen VV-së, ia listojnë punësimet familjare

Aleanca e të Rinjve të Kosovës, forumi rinor i AAK-së, ka shpërndarë një video përmbajtje me titull “Historia e një familje të privilegjuar”, ku kanë publikuar punësimet e bëra nga Qeveria Kurti. Sipas tyre, fjala është për familjarë të krerëve të shtetit, deputetëve, ministrave e deri te kryetarët e komunave nga radhët e Vetëvendosjes dhe…

Lajme

26/01/2023 21:00

Aleanca e të Rinjve të Kosovës, forumi rinor i AAK-së, ka shpërndarë një video përmbajtje me titull “Historia e një familje të privilegjuar”, ku kanë publikuar punësimet e bëra nga Qeveria Kurti.

Sipas tyre, fjala është për familjarë të krerëve të shtetit, deputetëve, ministrave e deri te kryetarët e komunave nga radhët e Vetëvendosjes dhe Listës Guxo.

Në video, mes të tjerëve janë përmendur edhe mbesa e Kurtit, tezakja e Osmanit, xhaxhai i Konjufcës, si dhe punësimet në KEK dhe në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.