Të reshura shiu edhe gjatë javës së ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Lajme
Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellur me vranësira të cilat vende-vende do te sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë.
Reshjet do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i ulët gjatë pothuaj gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 14mm/s.
Kjo gjendje jostabile e motit pritet të vazhdoj deri në gjysmën e majit, krejt këto fenomene janë si pasojë e temperaturave të larta ekstreme që u regjistruan në muajin prill, deficitit të reshjeve dhe ndryshimeve tjera fizike që ndodhën në troposferë.