Të reshura shiu dy ditët në vijim

23:42 | 11 Nentor 2019

Vorbulla ciklonike që ka filluar të formohet mbi Mesdhe, ditëve në vijim do të vazhdoj të fuqizohet, e gradualisht do të lëvizë kah pjesët veriore të rajonit tonë, që do të sjellë vransira dhe shi.

Reshje të shiut priten gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së martë, dhe mëngjesin e ditës së mërkurë.

Për shkak të diferencave të mëdha në fushat barike, këtyre dy ditëve do të fryejnë edhe erëra të fuqishme nga juglindja, shkruan Prishtina Weather.

Në aspektin termik rrymat e ngrohta nga Mesdheu vazhdojnë të depërtojnë mbi rajon, ku do të kushtëzojnë mot të butë dhe temperatura mbi vlera mesatare.

Për shkak të erërave që pritet të fryejnë, vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten ndërmjet vlerave të mira dhe mesatare.

12.11.2019 – Kryesisht me vransira dhe erë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje shiu. Gjatë natës reshje lokale shiu. Do të fryejë erë mesatare e fuqishme dhe e fuqishme nga juglindja 8-16m/s, e në rajonin e Dukagjinit e lehtë dhe mesatare nga perëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 2.

13.11.2019 – Në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshjet e shiu. Ditën mot i butë, me vransira dhe erë. Erë mesatarisht e fuqishme dhe e fuqishme nga juglindja 6-14m/s. Indeksi UV: 2.