Të rejat e fundit rreth transferimit të Sanchez te Inter

Inter janë duke punuar shumë për të arritur marrëveshje me Manchester Unitedin, për Alexis Sanchez.

Sport

18/08/2019 17:15

Mbrëmë është raportuar se Inter ka gjetur tashmë marrëveshjen me Sanchez, dhe se bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar, për një huazim një vjeçar me mundësi transferimi për 15 milionë euro.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se brenda 48 orëve të ardhshme mund të mbyllet gjithçka.

Lojtari të martën mund të jetë në Itali, për testet mjekësore dhe procedura tjera që do të kompletonin këtë transferim, përcjell lajmi.net.

Me transferimin te Inter, ish ylli i Udineses do të bëhej lojtari i dytë që lë Manchester Unitedin për italianët nga ‘San Siro’ këtë afat kalimtar, pas Romelu Lukakut./Lajmi.net/