Të qeshim me Suarezin, kërkoi penallti për lojë me dorë nga portieri

Luis Suarez ka bërë një veprim të çuditshëm në ndeshjen mes Uruguajit dhe Kilit në Copa America.

Sport

25/06/2019 08:47

Luis Suarez ka përfunduar në qendër të vëmendjes me një reagim të tij gjatë ndeshjes mes Uruguajit dhe Kilit në Copa America.

Ylli kryesor i Uruguajit u gjend në një rast të mirë për shënim por portieri ndali topin duke e dëbuar në korner, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, pikërisht në momentet kur portiere e dëboi topin jashtë vijave duke përdorur duart, Suarez sinjalizoi lojë me dorë, duke kërkuar penallti.

Uruguaji e fitoi ndeshjen 1-0 dhe u kualifikua në çerekfinalen e Copa America. /Lajmi.net/

YouTube player