Do të qesheni me emrin e klubit që refuzon Messin e Ronaldon (FOTO)

Lionel Messi e Cristiano Ronaldo janë dy futbollistët më të mirë në botë. Por, ekziston një klub që nuk do ta transferonte asnjërin prej tyre për një arsye të thjeshtë.

Sport

07/12/2016 11:37

Lionel Messi e Cristiano Ronaldo janë tepër të vjetër për t’u konsideruar nga befasia e Bundesligës, RB Leipzig, ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit, Ralf Rangnick.

Leipzig është i pamposhtur dhe ka tri pikë epërsi ndaj Bayern Munichut pas 13 ndeshjesh në Bundesligë.

Skuadra ka futbollistë me moshë mesatare prej vetëm 23 vjeç.

Por, Ragnick ka thënë se klubi nuk do t’i konsideronte Messin e Ronaldon për shkak të moshës së tyre 29, përkatësisht 32 vjeç.

“Do të ishte absurde të mendoni se mund të punojmë këtu tek një”, deklaroi ai për “AP”, përcjell “Lajmi.net”.

“Ata të dy janë tepër të vjetër dhe shumë të shtrenjtë”, shtoi Rangnick. Leipzig është klub i themeluar më 2009.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.