Të premten vendimi për Riza Nurën
Te premten merret vendimi për rastin e Riza Nurës, i cili akuzohet se ka kryer dy vepra, sulm ndaj personit zyrtar dhe pengim në kryerjen e detyrës, ditën kur në Kosovë kishte qëndruar kryeministri serb, Ivica Daçiq.
Lajme
Në fjalën përfundimtare, prokurori i rasti ka kërkuar dënimin e Nurës, kurse avokati i tij ka thënë se pret lirimin e klientit.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar dëgjimi i fjalës përfundimtare në rastin e Riza Nurës, kurse vendimi do të merret të premten.
Prokurori i rastit, Armend Hamiti ka kërkuar dënimin e Nurës, ndërsa avokati i Nurës, Ramiz Krasniqi ka thënë se pret lirimin e klientit të tij.
“Mendoj se jashtë aktvendimit lirues unë nuk e di çfarë mund të ketë. Jam shumë i bindur se akuza e prokurorit në asnjë seancë në asnjë rast nuk është vërtetuar”.
“Mjaftojnë ato që kanë thënë ekspertët, sidomos eksperti i mjekësisë ligjore. Unë kujtoj që komplet mendimi i ekspertit Arsim Gërxhaliu është përputhur me mbrojtjen e të akuzuarit”.
“Prandaj unë të vetmin vendim të drejtë e të ligjshëm e pres lirimin e Riza Nurës”, ka thënë Krasniqi.
Riza Nura, cili ka shtetësi të Australisë, akuzohet se ka kryer dy vepra, sulm ndaj personit zyrtar dhe pengim në kryerjen e detyrës, në ditën kur në Kosovë kishte qëndruar kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq.