Të premten fillon gjykimi i dytë për Thaçin dhe të tjerët në Hagë
Të premten do të jetë seanca gjyqësore për rastin e dytë të ish-presidentit, Hashim Thaçi në Hagë. Thaçi në rastin e dytë së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin akuzohen se kanë për pengim të administrim të drejtësisë, transmeton lajmi.net. Këto aktakuza ndaj Kilajt, Smakaj, Fazliun dhe Kuçin u konfirmuan…
Lajme
Të premten do të jetë seanca gjyqësore për rastin e dytë të ish-presidentit, Hashim Thaçi në Hagë.
Thaçi në rastin e dytë së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin akuzohen se kanë për pengim të administrim të drejtësisë, transmeton lajmi.net.
Këto aktakuza ndaj Kilajt, Smakaj, Fazliun dhe Kuçin u konfirmuan me 5 dhe 6 dhjetor të vitit 2024.
Kuçit i ishte mundësuar mbrojtja në liri, kurse Kilaj, Smakaj dhe Fazliu u mbajtën në paraburgim deri në shkurt të këtij viit. Kurse, tash do të mbrohen në liri.
Të gjitha janë deklaruar të pafajshëm.
Seanca e së premtes do të filloj në ora 09:30. /lajmi.net/