Të premten del versioni anglisht i ‘BonBon’ nga Era

"BonBon" quhet kënga me të cilin këngëtarja Era Istrefi ka arritur të ketë një famë të madhe duke e renditur si kënga më e dëgjuar nga tregu shqiptar muzikor.

ShowBiz

08/06/2016 16:09

Era arriti që të depërtoj edhe në tregun botëror,  dhe në aplikacione si Shazam arriti të dal përpara shumë emra të njohur siç janë Dua Lipa e Bebe Rexha. Po ashtu, një tjetër sukses i saj është edhe nënshkrimi i kontratës me kompaninë muzikore ‘Ultra Music’.

Indeksonline ka mësuar se këtë të premte do të vij versioni në gjuhën angleze i këngës ‘BonBon’ i interpretuar nga vet Era.

Po ashtu, mësohet se kënga do të dal vetëm në versionin audio, pra, pa videoklip. Padyshim, se sikurse versioni shqip, edhe versioni anglisht do të arrij në majat e suksesit./Indeksonline