Të panevojshmit e Man Utd
Ashtu siç pritej, Louis van Gaal do të bëjë ndryshime tek Manchester United. Trajneri holandez i ka liruar treshen, Nani, Anderson e Zaha, ndërsa ka kërkuar përforcime tjera.
Sport
Louis van Gaal pritet të bëjë ende ndryshime në ekip, pas dështimit në xhiron e parë të sezonit të ri në Premierligë.
Trajneri holandez ua ka treguar derën treshes Nani, Anderson e Wilfried Zaha, tek të cilët nuk llogarit në vazhdim të sezonit.
Sipas “Sunday People”, treshes së sipërpërmendur i është thënë që të kërkojë ekip të ri, pasi nuk bën pjesë në planet e ish selektorit të Holandës.
Ata kanë kohë edhe dy javë për ta gjetur ekipin e ri.