Të paktën 50 të vdekur në luftimet e ISIS-it për marrjen e aeroportit lindor

Shteti Islamik (ISIS) ka fituar terren gjatë ofensivës së tyre kundër trupave Siriane që vazhdojnë të mabjnë aeroportin ushtarak Deir al Zour, i vetmi objektiv strategjik që mbetet ende nën kontrollin e regjimit në lindje të vendit, sipas reporterëve në terren.

Bota

10/09/2015 18:48

“Të paktën 36 luftëtarë të ISIS-it dhe 18 trupa qeveritare u vranë kur Shteti Islamik mori dy godina në periferi të aeroportit”, deklaroi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Përplasjet filluan pasi rebelë dhe luftëtarë të Al Kaedas morën dje bazën ajrore Abu Duhour në jug të Alepos pas një rrethimi dy vjeçar.

Forcat qeveritare siriane kanë ende nën kontroll gjysmën e qytetit Deir al Zour, zona e vetme që ende nuk është pushtuar nga Shteti Islamik në lindje të Sirisë./ATSH