Të paktën 5 persona vdesin nga vetëtimat në Malet Tatra

Të paktën pesë persona kanë vdekur, përfshirë dy fëmijë, si pasojë e vetëtimave në Malet Tatra në jug të Polonisë dhe Sllovakinë fqinje.

Bota

23/08/2019 08:36

Viktimat kanë qenë në anën polake, kur ka nisur një stuhi e fuqishme në Malin Giewont.

Më shumë se 100 persona tjerë janë plagosur në këtë zonë të populluar me ngjitës.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë se disa persona janë në gjendje serioze, pasi kanë shumë djegie dhe plagë në kokë.

Shpëtimtarët kanë thënë se ngjitësit kanë qenë afër zinxhirëve të metalit kur ka nisur stuhia, transmeton rel.

Zyrtarët kanë thënë se qielli ka qenë i pastër kur ngjitësit kanë nisur rrugëtimin e tyre në malet më të larta të Polonisë.