Të paktën 32 luftëtarë të ISIS-it të vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit

Të paktën 32 luftëtarë të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) u vranë sot në fortesën e tyre në Raqa, në veri të Sirisë nga sulmet e mundshme të koalicionit, bëri të ditur Observatori sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Bota

06/12/2015 16:59

“Avionë ushtarakë të koalicionit ndërkombëtar kanë vrarë të paktën 32 xhihadistë dhe plagosur më shumë se 40 të tjerë gjatë 15 sulmeve që kishin si objektiv bazat e ISIS-it në veri, në lindje dhe në juglindje të qytetit Raqa”, pohoi për median Rami Abdel Rahmane, drejtori i OSDH-së.

Map locator