Të paktën 31 emigrantë të vdekur nga fundosja e varkës në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Të paktën 31 emigrantë kanë vdekur pasi fundosjes së varkës në brigjet e Calais të Mbretërisë së Bashkuar, të mërkurën.

Bota

24/11/2021 22:21

Numri i viktimave u konfirmua nga ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, pasi ai vizitoi vendin e ngjarjes.

Aksidenti shënon humbjen më të madhe të jetëve gjatë tentativës për kalime të paligjshme të Kanalit, sipas IOM. Kjo vjen pasi një numër rekord emigrantësh kanë tentuar të kalojnë nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit, njofton Euronews.

Peshkatarët fillimisht raportuan se zbuluan 15 trupa që notonin në ujë rreth orës 14:00. Një anije e marinës franceze gjeti pesë trupa të pajetë dhe pesë persona të tjerë pa ndjenja.

Numri i përkohshëm i vdekjeve u rrit më vonë në 31.